SULMI MBI GJYKATËN KUSHTETUESE, I VJETËR, POLITIK DHE KRIMINAL

Sulmi mbi gjykatën kushtetuese është i vjetër, politik, kriminal; Berishist si filozofi; 30-vjeçar, prej politikanësh që nuk duan të jenë të barabartë me çdo shqiptar, por të privilegjuar, të pa hetuar e të pagjykuar gjithë jetën!

Por reflekton edhe padijen e frikshme të këtyre njerëzve;

Shteti nuk ka patur kurrë kaq padituri e ligësi në krye!

Neni 124 i kushtetutës e thotë qartë:

Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm kushtetutës!

Pra askujt tjetër, president, president i shkarkuar, kryeministër, deputet “non grata”, deputet etj.

Neni 126 i KUSHTETUTËS është edhe më i qartë:

Gjyqtari i gjykatës kushtetuese gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij, përveç rasteve kur ai ka vepruar për një interes vetjak ose me keqbesim.

Pra vetëm në këto dy raste dhe në asnjë rast tjetër.

Neni 128 i kushtetës është i qartë fare:

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit.

Procesi disiplinor ndaj gjyqtarit zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendos për shkarkimin e tij kur:

a) konstaton shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figuren e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit;

b) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese pezullohet nga detyra me vendim të GjykatësKushtetuese kur:

a) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest nështëpi” për kryerjen e një vepre penale;

b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer me dashje;

c) fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit.

Pra;

Procesi disiplinor ndaj nje gjyqtari kushtetues, konstatohet e zhvillohet nga gjykata kushtetuese!

Nga askush e kerkund tjeter!

Vendimi per pezullimin apo shkarkimin e gjyqtarit kushtetues e merr gjykata kushtetuese!

Askush tjeter!

Kushtetuta eshte e qarte si drita e diellit!

Ndaj sulmi i sotëm është shantazh kriminal ndaj Gjykatës Kushtetuese, krim penal dhe i përsëritur!

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.