Shqiptarët kërkesa për azil në vendet e BE, shtatori arrin nivelin më të lartë të aplikimeve

Mbi 1,100 persona nga Shqipëria kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian në muajin shtator, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat.

Ky është niveli më i lartë i këtij viti, por mbetet më i ulët se rekordi prej rreth 1800 personash i shënuar në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, që ishte më i larti që pas pandemisë. Numri i aplikimeve për azil në shtator nga shqiptarët është më i lartë se i ukrainasve (870)

Në total, për 10 mujorin kanë kërkuar azil në BE gjithsej 7870 shtetas shqiptarë, me një rritje prej 34% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Franca vijon të mbetet shteti kryesor që tërheq më shumë azilantë, për shkak të politikave me sociale që ajo zbaton. Në këtë shtet aplikuan rreth 54% e totalit për periudhën janar-shtator. Pas Francës renditet Gjermania me 15% të aplikimeve në total, Italia me 11% dhe Greqia me 10%.

Gjeografia e aplikantëve është zgjeruar deri në Slloveni e Rumania, me nga 5 aplikime për secilin shtet.

Që prej fundit të vitit 2019, Eurostat nuk i raporton më të dhënat e aplikimit për azil në Mbretërinë e Bashkuar, që vitin e fundit është bërë dukshëm preferenca e azilantëve.

Sipas informacioneve të tjera zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria Britanike, të përpunuara nga “Monitor” në periudhën janar-shtator 2022 kanë kërkuar azil në Britani 13,272 shtetas shqiptarë.

Në total, duke përfshirë dhe aplikimet në BE, për perudhën janar-shtator kanë aplikuar për azil në Be dhe Mbretërinë e Bashkuar mbi 21 mijë shtetas shqiptarë, duke ia kaluar gjithë vitit 2021, kur numri i aplikimeve ishte rreth 17 mijë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.