SHBA, TJETËR STANDARD NË SHQIPËRI DHE TJETËR NË SERBI

“Foreing Policy”

Një standard për Ballkanin apo dy? Kjo është një pyetje që mund t’i bëhet Presidentit Joe Biden, ndërsa takon alealët e NATO-s dhe partnerët e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Administrata e tij zgjeroi një urdhër ekzekutiv për të luftuar korrupsionin në Ballkan, si dhe për të sanksionuar ata qe pengojnë dhe shkelin marrëveshjet e paqes në rajon, proceset demokratike dhe të drejtat e njeriut. Biden ishte i pakursyer për rreziqet e korrupsionit, duke vërejtur se ai është “fenomen që hap derën për kundërshtarët strategjikë te SHBA-se në Ballkan”. Sekretari i Shtetit Antony Blinken pohoi vendosmërinë “e palëkundur” të administratës për të fituar këtë luftë. Ky qendrim përfaqëson një shkëputje nga administrata Trump, e cila ishte e bindur se “normalizimni ekonomik” do të çonte drejt transformimit të Ballkanit. Urdhri ekzekutiv i siguron Biden një strategji për të fituar mbështetje midis aleateve të SHBA në samitin e ardhshëm të BE dhe NATO-S, duke dërguar një sinjal të fuqishëm të unitetit perëndimor përpara takimit të presidentit amerikan me presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë.

Por fatkeqësisht, për momentin, Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë një qasje me dy fytyra kur bëhet fjalë për standardet demokratike në Ballkan, duke ndjekur një rrugë të privilegjuar për Serbinë dhe një rrugë më të rreptë për vendet e tjera aspirantë për në BE si Shqipëria dhe Kosova. Ky është një paradoks i rrezikshëm: Regjimi më anti- demokratik i rajonit, qeveria serbe e udhëhequr nga Presidenti Aleksandër Vuçic, merr trajtimin më të favorshëm nga zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së. Vuçiç është i lidhur ngushtë me kundërshtarët e Perëndimit, Rusinë dhe Kinën. Kandidimi i Serbisë për anëtarësim në BE është kryesisht një lojë për Beogradin, një mënyrë për të luajtur me dy porta, Perëndimin dhe Lindjen. Ndërsa fqinjët e tij luftojnë për të drejtën për të hapur negociatat me Beogradin duket se po luan si macja me miun, pasi ka mbyllur vetëm dy nga 35 kapitujt e negociatave të pranimit në kandidaturën e tij tetë-vjeçare. Vitin e kaluar, Serbia nuk hapi aspak kapituj të ri. Trajtimi i butë i Serbisë përfaqëson ndër sfidat kryesore për misionin e Biden për të marrë mbështetjen e Europës për integrimin e rajonit. Serbia ka formën më të sofistikuar dhe të gjerë të korrupsionit në rajon.
Eksperti serb, Dusan Pavlovic thotë se Vucic ka kapur shtetin dhe të gjitha institucionet e tija.
Siç shpjegon Pavloviç, burimet e vjedhura nga arkat e shtetit furnizojnë regjimin me fuqinë dhe burimet për të kontrolluar shtetin, për të frikësuar kundërshtarët dhe aktivistët, dhe për të sunduar për një kohë të pacaktuar. Serbia eshtë shembulli kryesori rrezikut të korrupsionit për të cilin flet Biden dhe ka hapur deren për hyrjen e Kinës dhe Rusisë në Ballkan. E megjithatë, zyrtarët e SHBA-së dhe BE jo vetëm që e kanë anashkaluar korrupsionin në Serbi, por ata gjithashtu kanë vlerësuar vazhdimisht regjimin si “udhëheqësi politik dhe ekonomik në rajon”, edhe pse Serbia vazhdon të destabilizojë fqinjët e tij më të vegjel. Në vend që të bëjnë presion ndaj qeverisë për të ndërmarrë reforma, zyrtarët amerikanë kanë bërë presion ndaj aktivistëve për të minimizuar ankesat e tyre dhe për të bashkëpunuar me autoritetet serbe. Zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje publike opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, pavarësisht se janë të manipuluara, duke u hequr liderëve të opozitës kërcënimin e bojkotit. Vuçiç mund të pretendojë se ai ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së ndërsa përmirëson autoritarizmin elektoral të ish- udhëheqësit Slobodan Millosheviç dhe ringjall vizionin e një Serbie të Madhe destabilizuese në rajon. Nderkohë, fqinjët e Serbisë kontrollohen rregullisht për korrupsionin. Shqipërisë i është mohuar prej kohësh mundësia për të hapur negociatat e saj për anëtarësimin në BE për shkak të korrupsionit dhe shkeljes së praktikave demokratike. Shtetet e Bashkuara i ndaluan së fundmi hyrjen në SHBA ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili ka kohë që nuk ka pushtet. Deri më tani, sanksionet amerikane janë zbatuar për të sanksionuar tregtarët serbë të armëve dhe figurat e shquara serbe në vendet e tjera, të tilla si lideri separatist serb boshnjak Milorad Dodik. Por me regjimin në Beograd që qëndron në majë të një sistemi të korruptuar institucional dhe revizionist, që i shpëton kritikave serioze, sanksionet kanë pasur pak efekt. Në të vërtetë, gjatë dy muajve të fundit, Dodik ka shtuar thirrjet e tij për ndarjen e Bosnjë dhe Herzegovinës. Urdhri i ri ekzekutiv paralajmëron mundësinë për ndryshime shumë të nevojshme. Por sinjalet e hershme janë te përziera. Ndërsa ambasadorja amerikane në Shqipëri postoi menjëherë njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, duke vënë në dukje aplikimin e tij në Shqipëri, ambasadori amerikan në Serbi uronte një sportist serb për fitoren. Reagimet e kunderta ilustrojne problemin. Biden dhe Blinken tashmë kanë lëshuar disa komunikime të forta dhe të qarta për udhëheqësit rajonalë. Ne shkurt, Biden i shkroi Vuçiç, duke i bërë thirrje udhëheqësit serb të bëjë reforma dhe të njohë Kosovën. Ambasada amerikane me shpejtësi mohoi se kjo përfaqësonte një ndryshim në politikën e SHBA. Në Prill, Departamenti i Shtetit doli përsëri kundër “spekulimeve të pajustifikuara në lidhje me ndryshimin e kufijve në rajonin e Ballkanit përgjatë vijave etnike”. Ndërsa Serbia i ka shpëtuar vëzhgimit të korrupsionit dhe sulmit ndaj demokracisë serbe, një tjetër paradoks është shfaqur. Kosova, e cila drejtohet nga luftëtari më i fortë i rajonit kundër korrupsionit, Kryeministri Albin Kurti, është vënë nen presion mê të madh ndërkombëtarë në dialogun e drejtuar nga BE me Serbinë. Ndër të tjera, Kurti është i detyruar të zbatojë një formë të autonomisë për serbët e Kosovës, të cilët kontrollohen drejtpërdrejtë nga një qeveri armiqësore në Beograd ndërsa kjo qeveri refuzon të njohë sovranitetin dhe kufijtë e saj. Por duke zbutur thirrjen e Biden për njohjen e Kosovës, zyrtarët amerikanë e kanë bërë më të vështirë për Prishtinën të negociojë përballe Serbisë si shtet i pavarur. Nuk ka asnjë mister në lidhje me burimin e këtyre paradokseve dhe të rrezikshme. Falë ndarjeve brenda BE-së, Serbia zotëron fuqinë mbi Kosovën dhe negociatat janë duke e kthyer Perëndimin në një mjet që po përdoret nga Beogradi. Regjimi i Vuçiç nuk po përballet me pasoja për korrupsionin dhe demokracinë, sepse pesë vende të BE-së, Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro, refuzojnë të njohin Kosovën. Nëse edhe vetëm një prej tyre do të njihte Kosovën, dinamika do të transformohej, pasi Serbia dhe mbështetësit e saj në Rusi dhe Kinë nuk mund të bllokonin më rugën europiane të Kosovës. Beogradi më në fund do të përballej me zgjedhjen që ka shmangur prej vitesh: të pranojë rendin perëndimor dhe të negociojë një zgjidhje dinjitoze, stabilizuese me Kosovën ose të vazhdojë të ruaj ekuilibrin e saj të rremë midis Perëndimit dhe kundërshtarëve të tij si Rusia dhe Kina. Por kohët e fundit është Uashingtoni ai që po kthehet në një aleat të Serbisë së disa prej vendeve europiane. Edhe më befasuese, BE-ja në të vërtetë ka marrë një pozicion më të fortë ndaj ndryshimeve të rrezikshme të kufirit në rajon sesa zyrtarët amerikanë. Për fat të mirë, askush nuk i kupton të gjitha këto dinamika më mirë se Biden.

Si një senator amerikan, ai pa përmes ndarjeve europiane mbi Ballkanin që pengonin politikën perëndimore dhe nxiti ndërhyrjen e NATO-S në Serbi. Biden dhe Blinken e kuptojnë se mënyra e vetme për të dobësuar ndikimin keqdashës rus dhe kinez në rajon është një qëndrim i unifikuar perëndimor mbi parimet thelbësore demokratike. Por fatkeqësisht, BE mbetet e ndarë për Kosovën, e dobët në luftimin e korrupsionit dhe e pasinqerte në zgjerimin e BE. Brukseli përjashtoi shpejt përfshirjen në përpjekjen e zgjeruar të administratës për të luftuar korrupsionin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.