PSE BERISHA E GËNJEU DIASPORËN

Nga Kreshnik SPAHIU

Dje, Berisha i premtoi diasporës dhe Kosovës që, nëse do bëhet për herë të tretë kryeministër do shpërndajë pasaportë shqiptare.

Në foto mund të shikoni dhjetëra protesta te mia kuqezi, para Kryeminististrisë kur Berisha refuzoi projekt-ligjin “1 komb, 1 pasaportë”, duke e bërë Shqipërinë shtetin e vetēm në botë, që refuzon dhënien e shtetësisë për shkak të kombësisë.

Çdo shtet u jep pasaportë dhe shtetësi qytetarëve prej gjakut dhe origjinës, të paktën një prind, nëna apo babai.

Sali Berisha u mohoi 10 milionë shqiptarve nga Kosova, Tetova, Shkupi, Struga, Ulqini, Presheva etj dhënie e shtetësisë shqiptare.

Sali Berisha votoi kundër ligjit dhe sulmoi protestat kuqezi.

Zyrtarisht, Berisha mblodhi Parlamentin dhe votoi shkarkimin tim nga KLD me motivin: “Për prishje të marrëdhënieve me Greqinë dhe kundërshtim i censusit me baza etnike”.

Shikoni fotot dhe parrullat: “1 komb, 1 pasaportë” pikërisht në dyert e Kryeministrit Berisha

A besoni që Berisha i tretë do jetë patriot i një kauze që e tradhtoi 32 vjet?

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.