Plator Nesturi

PROCESI I BERLINIT DHE NEGOCIATAT PËR NË BE

Nga PLATOR NESTURI

Vështirë të mendohet gjatë presidencës portugeze po gjatë marrjes së kryesimit të BE nga Sllovenia besohet se do të hapen Konferencat Ndërqeveritare për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE. Këtë ka deklaruan ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në konferencën e ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Konferenca që zhvillohet në kuadër të procesit të Berlinit pati pjesëmarrjen dhe të ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në proces dhe paraprin një konferencën e nivelit vtë lartë të datës 5 korrik dhe që do të kryesohet nga kancelarja Merkel. Në takim u vlerësua si pozitiv plani dhe angazhimet e ndërmarra nga procesi i Berlinit për krijimin e një tregu të gjerë të rajonal, porse ky proces duhet të vijojë të bëhet më i prekshëm për vetë qytetarët, si psh njohja e ndërsjelltë e diplomave, gjë që hap dhe tregun e përbashkët të punës në këto vende.

Gjithsesi, ajo çfarë prek dhe pritshmëritë më direkte të vendeve të Ballkanit Perëndimor është procesi i integrimit në BE. Në rastin konkret, për çfarë na intereson dhe ne, ministri i jashtëm gjerman Maas vërejti se gjatë gjysmës së dytë të vitit janë të gjitha kushtet që për Shqipërinë dhe Maqëdoninë e Veriut të hapen negociatat e pranimit. Lidhur me vështirësitë që vijnë nga fërkimet Bullgari me Maqedoninë e Veriut, Maas vërejti se po punohet fort si nga presidenca portugeze ashtu dhe nga bashkëpunimi me diplomacinë e BE që pengesat të tejkalohen. Në këtë kuadër u vlerësua dhe pako e investimeve prej 12 miliardë eurosh për rindërtimin e ekonomive, që përgatiti Komisioni i BE-së, si edhe ndihmat me vaksina. Maas, nga ana e tij garantoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë edhe përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për refoma në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, “në mënyrë që këto para që po vihen në dispozicion të jenë para të mirëinvestuara edhe nga këndvështrimi i Bashkimit Evropian”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.