“Nuk ka lidhje me bamirësinë”, Gjinishi: Elvis Naçi është thjesht administrator i parave të shqiptarëve

Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për bamirësinë nëpër stacione televizive, duke marrë shkasë nga rasti i Elvis Naçit.

Sipas Gjinishit, aktiviteti i Naçit nuk mund të konsiderohet bamirësi në aspektin fetar.
“Çështja është tek fenomeni që ngre pikëpyetje. Mirë do të ishte të vinin nëpër studio, fakti që i shmangen, nuk ka kuptim.

Nuk e pengon institucioni asnjë lider fetar të ketë biznes të vetin dhe aktivitet të dytë. Problemi është, në rast se bie ndesh me interesat dhe rregullat e institucionit.

Një nga problemet është, nuk mund të bësh publicitet me bamirësinë. Ka rregulla bamirësia.

Ka pafund fondacione në botë, që nuk bëjnë kurrë të tilla gjëra. Bamirësia duhet të bëhet në mënyrë konfidenciale, sepse respektohet dinjiteti njerëzor. Ky është fondacion i ngritur mbi premisat fetare.

Ti nuk mund të thuash bamirës, sepse paratë nuk janë të tuat. Këto janë administratorë. E gjithë kjo marrëdhënie është marrëdhënie besimi. Në fe kjo nuk lejohet“, tha Gjinishi.

Pse shqiptarët i besojnë kaq shumë para Elvis Naçit? Kjo ishte pyetja që Ylli Rakipi i drejtoi teologut Ermit Gjinishi.
Sipas Gjinishit, kjo lidhet me komponentin e “bamirësisë fetare” dhe përdorimit të nacionalizmit.

“Është një individ që ka prapavijë religjioze. Kemi të bëjmë me bamirësi fetare.

Ai luan me komponentin nacionalist, “shqiptarët për shqiptarët”. Po të shohësh, donacionet më të mëdha, janë nga Kosova dhe Maqedonia. Këto janë arsyet kryesore.

Kemi tre komponentë, një lider fetar bëhet bamirës dhe bamirësi bën biznesmeni. Nuk ka njëei kritika ndaj fesë, bamirësisë dhe biznesit. Por, një zinxhir i tillë, krijon hapësira për abuzim.

Për mua, të gjithë këto lloj modelesh, janë modele korruptive. Ja të sjell një rast. Të kujtohet debati me “Mjaft” dikur, ku i merr paratë? Sot treçerekun e “Mjaft”, e keni në politikë. Mos po prodhojmë modele që nesër do të ndikojnë shumë?

Problemi është ky, që ti e ke filluar biznesin para apo pasi fillove bamirësinë? Cështja është kjo, këto skema janë projekte.

Pikëpyetja që ngrihet, debate dhe shqetësimi është ky. Ky debat do të kishte vlerë, nëse një nga këta do të vinte këtu dhe të na thonë, i kam krijuar me paratë e mia, ja dokumentat, të bëjnë transparencë.

Në momentin që nuk del, dështon në një debat dhe gazetari sulmohet mediadikisht me një ushtri të heshtur që sillen si rrugaçë. Paska një ushtri të heshtur këtu që ne nuk mund të kritikojmë një njeri, dhe sulen thonë po na fyejnë imamin.

Këto janë struktura që janë shumë më tepër se sa kaq.
Këto janë modele që promovohen nga politika, sepse kuron veten edhe pushteti me ta”, tha Gjinishi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.