NGA ENVERI TEK SALIU

Gëzim BASHA

Enver Hoxha u bë sunduesi më antiamerikan i Evropës jo për shkaqe ideologjike, por ngaqë përfaqesuesit e misionit amerikan në Shqipëri e përçmonin si nje tip pa intelekt e pa kulturë, si një temperament me prirje të theksuara terroriste.

Për t’i siguruar vetes sundimin, Enver Hoxha preu çdo lidhje me sponsorin kryesor të mbijetesës së shtetit shqiptar, e izoloi vendin nga perëndimi, dhe orkestroi për pragmatizëm personal, avazin propogandistik më antiamerikan të kontinentit.

U duk se në vitin 1990, populli shqiptar tha,”Kurrë më,” por nuk qe e thënë. 30 vjet më vone, Sali Berisha, një tjetër monstër, po aq e rrezikshme, ka marrë flamurin e reckosur të antiamerikanizmit për të nisur një aventure po aq të neveritshme, e po aq të rrezikshme sa ajo e Enver Hoxhës.

Këtë hereë rrethanat, për fat të mirë nuk janë të njëjtat. Shqipëria e vitit 2021, një vend i NATO-s, nuk është ajo e vitit 1944.

Sali Berisha është në esencë një enverist pa Enverin, një temperament parapolitik me natyre terroriste; moralisht dhe financiarisht, i korruptuar, një mbetje politike e izoluar në pritje të ndëshkimit që do të vulosë përfundimisht mbylljen e një kapitulli të errët në historinë shqiptare.

Karburanti për tanket serbe, prishja e zgjedhjeve të 26 Majit, 150 viktimat e Tropojës, 28 të vrarët e Gërdecit, 4 protestuesit e pafajshëm të 21 janarit të ekzekutuar nga snajperët e tij, apo ish të përndjekurit e vetëdjegur rrugëve të Tiranës, janë pikat më të zeza në jetën e tij politiko-gotike, por jo të vetmet…

Llumi i llaftores së tij ambulante nuk e shplan dot zullimin e as zavallet që ky tiran i errët ju ka sjellë shqiptarëve. Rekrutët e tij mediatike, ato kamikazë “ylefesh” dhe gjithe vulgu i syleshëve të tjerë, janë shumë pak për t’ia zgjatur grahmat e fundit.

Të vdekurit vazhdojne ti zgjaten flokët dhe thonjt, por i vdekuri kurrë s’mund të ringrihet.

 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.