NE, BALLKANI DHE BASHKIMI EVROPIAN

Nga Edi RAMA

Mos u përpiqni ta kuptoni të gjithën, sepse do ta ndërlikoj jetën më shumë nga sa duhet. Ne jemi Ballkani dhe vijmë me ca telashe. Ne duam të jemi pjesë e BE-së dhe më  pas, nëse vende si Bullgaria në këtë rast e përdorin anëtarësinë e tyre në BE dhe veton për të diskutuar historinë në nivel politik, kjo është edhe më e ndërlikuar.

Dhe mendoj që sa herë historia merret në dorë nga politikanët për t’u zgjidhur, rezultati është që historia të ndërlikohet më shumë nga sa ishte para se ta merrnin ata në dorë.

Kjo është e gjitha një turp, që lidhet me frymën e deformuar të zgjerimit. Nuk është Bullgaria çështja, është BE-ja, mënyra si funksionon është e vjetërsuar. Duhet ndryshuar. Është e vjetërsuar. Një vend që merr peng dy vende të tjera është e gabuar.

Po nëse hyn në Ballkan është çmenduri, se po të hysh aty, po të pyesësh shqiptarët ne mendojmë se erdhëm me majmunët. Ne mendojmë se evolucioni i Darvinit nisi me ne. Grekët mendojnë se Holanda është një fshat i vjetër i Greqisë së Lashtë, ata madje mendojnë se erdhën para majmunëve. Po të na pyesësh ne Napoleoni ishte shqiptar, familja e tij shkoi në Korsikë. Këto janë gjëra që nuk duhen diskutuar në nivel europian. Por është siç është, do të thoshte Donald Trump.

Gjëja më e pakuptueshme përtej kësaj është se as ne, as Maqedonia e Veriut nuk po trokasim në derën e BE-së për t’u bërë anëtarë. Po të bëheshim që sot anëtarë, do ta kuptoja. Ne vetëm duam të nisim bisedimet. Është e çuditshme se je kandidat për t’u martuar, por pala tjetër thotë një ditë do të martohesh me mua, por si mund të martohesh kur pala tjetër nuk flet?

Pra, ne jemi kandidatë pa folur, por ne duam të flasim. S’e di sa do zgjasin këto bisedime e probleme për vite, por kjo është pengmarrje për zgjedhje të brendshme. Nuk e  di, por sa herë ka probleme të brendshme flasin një armë këtu, një mafie aty, një shqiptar këtu, ca djem që rrisin marihuanë në pjesën jugore të Shqipërisë, apo Roterdamit.

Pra, është një proces i brendshëm i të mbajturit larg. S’ka të bëjë më me çfarë bëjmë ne. Se BE ka një Komision Evropian që paguhet nga fondet e BE, makineria më e madhe burokratike e të gjithë botës, që mbikëqyrin 24 orë çdo vend, dhe pastaj prodhojnë raporte për vendet kandidate për t’ua paraqitur vendeve anëtare dhe më vonë të thonë çfarë duhet bërë.

Mendoj se duhet të ishin çelur negociatat prej shumë vitesh, mbase vitin e ardhshëm, por ne nuk do humbasim më gjumë për këtë. Mbetëm duke organizuar dasma, dasma të mëdha me muzikë. Prisnim të vinte nusja nga Brukseli, por 1 vit, 2 vjet, 3 vjet asnjëherë nuk erdhi.

Nëse do të vijë të martohet me ne, pa muzikë dhe menjëherë në shtrat e të bëjmë fëmijë, le të vijë.

E them me humor, por imagjinoni veten kur doni të martoheni seriozisht, por ajo nuk shfaqet asnjëherë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.