BASHA NUK U ANKUA PËR ZGJEDHJET NË PD…

Nga Plator NESTURI

Përfunduan zgjedhjet për drejtuesin e ri të PD dhe rezultati do të shpallet gjatë ditës së sotme. Gjithsesi, nuk duket se ka ndonjë ankth se kush është fituesi. Gjithçka është përcjellë me qetësi në ambientet e PD. Me qetësi është përcjellë deklarata e ish-presidentit Nishani se është zhdukur nga lista e votimit gjysma e anëtarësisë së PD.

Me qetësi janë trajtuar ankesat e kandidatëve rivalë kur deklaruan gjatë ditës së votimit se në qytete të ndryshme është ndryshuar lista e votuesve me emra të rinj. Po me qetësi u trajtua dhe mungesa e vëzhguesve të Shehajt në Shkodër duke i lënë qetësisht gjatë gjithë procesit jashtë ambienteve të votimit. Vetëm Lulzim Basha nuk bëri asnjë ankesë ndërsa zgjedhjet zhvilloheshin.

Të vetmen ankesë-akuzë që bëri sërish ish për 25 prillin si masakër zgjedhore, ndërsa zgjedhjet e djeshme i quajti vlerë demokratike. Shifrat e pjesëmarrjes në votim, megjithëse u frynë si tollombac orën e fundit, sërsih mbetën të ulëta, mëgjithëse një pjësë pra nuk u fut në lista. Dhe kjo mund të logjikohet veçse që anëtarësia e PD nuk asnjë lloj pritshmëie për ndryshim, si për liderin, si për garën ashtu dhe për ndryshimet që duhet të pësojë PD. Rasti i votimit në Vlorë ish më sinjifikativi.

Nga 1400 anëtarë të PD që ishin në listë për votim (vetëm Lushnja kish trefishin), deri në orën 16 raportohej se kishin votuar vetëm 14%. Pra më pak se 200 vetë. Dhë këto ishin zgjedhje…

Në selinë blu ka qetësi pra. Çka rrezaton se dhe Basha është i qetë, si për rezultatin ashtu dhe për mandatin e tretë të tij. Jo më kot dhe Berisha qëndroi dy orë në zyrën e Bashës pasi votoi vetë. Padyshim për të uruar paraprakisht për rifitoren, pavarësisht se procesi vijonte.

Sa për deklaratën se mund të rikthehet në krye të PD?!… Po ku kish mbështetje më të mirë për Bashën se ajo deklaratë? Ishte mbrojtja e fundit për t”ia bërë të qartë kujtdo prej rivalëve që mund ta kish gënjyer mendja dhe ta kish marrë seriozisht garën se përderisa Berisha mund të rikthehet në krye kur t’i dëshirojë qejfi, mund të votojë hë për hë veçse Bashëm. Përderisa e ka vënë me dorën e vet.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.