COVID-19/ Sa të infektuar dhe sa viktima ka në botë? Publikohen shifrat

Ka tejkaluar 75 milionë numri i të infektuarve me COVID-19, i regjistruar zyrtarisht në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan i Johns Hopkins, numri i viktimave ka arritur në mbi 1.67 milionë.

Ndërkohë, në Indi janë regjistruar mbi 10 milionë të infektuar nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri i viktimave ka arritur në mbi 145,000.

Vendi më i prekur nga koronavirusi i ri mbeten Shtetet e Bashkuara, me pothuajse 17.4 milionë raste dhe 313,000 vdekje, e ndjekur nga India dhe Brazili.

Kryeministri i Uellsit të Ri, Jugor Gladys Berejiklian, ka vendosur bllokim në Sidnei, pas zbulimit të shpërthimit të koronavirusit në zonën e “plazheve veriore” të metropolit australian, ku u infektuan 38 persona.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.