“Zor se gjenden njerëz si ti”, Balla bën dedikim prekës për ndarjen nga jeta të mikut të tij
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka përjetuar ndarjen nga jeta të mikut të tij Ervin Saraçi.
Ky i fundit ishte zëvendëskryetar në Bashkinë e Elbasanit dhe humbi jetën në moshën 37-vjeçare.
Fatkeqësisht Saraçi pësoi një goditje cerebrale dhe prej ditësh po luftonte për jetën e tij në spital. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se Ervini nuk ishte vetëm nënkryetari i Bashkisë, por edhe shërbëtor i përkushtuar i banorëve të Elbasanit.
“Lamtumirë miku im i shtrenjtë Ervin Saraçi! Ti nuk ishe vetëm nënkryetari i Bashkisë, ti ishe një shërbëtor i përkushtuar i banorëve të Elbasanit. Zor se gjenden njerëz me gatishmërinë tënde për t’ju gjendur në çdo orë gjithkujt që kishte nevojë.
Qofsh i Parajsës!” shkruan Balla.
Sorry, the comment form is closed at this time.