Shkrumbohet lokali, familjarët akuza për zjarrvënie të qëllimshme

Një lokal në hyrje të qytetit të Beratit është përfshirë nga flakët.

Zjarri është parë fillimisht në pjesën e pasme të ndërtesës dhe më pas është përhapur me shpejtësi.

Punonjësit e turnit kanë njoftuar zjarrëfikësen, por deri në mbërritjen e efektivëve zjarrëfikës zjarri kishte shkrumbuar gjithçka brenda lokalit,që ishte i gjithi i ndërtuar me dru.

Pas rreth 30 minutash nga rënia e zjarrit është bërë e mundur shuarja dhe neutralizimi i flakëve por dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, kjo edhe për shkak të orarit të temperaturave të larta pasi mëngjesi dhe mbrëmja e gjen këtë lokal të tejmbushur me fëmijë, për shkak të parkut të lojërave që e rrethon.

Lokali është në pronësi të shtetasit Luan Koka dhe në momentin e rënies së zjarrit brenda lokalit kanë qënë vetëm punonjësit.

Ekspertë të policisë e repartit zjarrëfikës janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërkohë që nga familjarët hidhen dyshimet kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.