Zjarri në Vlorë/ Shefi i Zjarrfikësve: S’kemi mjete, s’shkojmë dot në disa vatra

Shefi i Zjarrfikësve të Vlorës, Kastriot Bega ka folur në lidhje me situatën alarmante me zjarret, ku ka treguar se flakët kanë vënë në vështirësi të gjithë togën që ai drejton.

“Aktualisht në Karaburun janë forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit. Në Tragjas zjarri është në mal dhe është e pamundur të ndërhyhet, ne po presim të zbresë poshtë. Sot kemi ndërhyrë në Zvërnec dhe e kemi kapur në kohë. Jam marrë tërë natën te shpella e Kaninës, është një pyll me pisha atje. Rrezikoj i gjithë pylli me pisha në Kaninë. Dje ka pasur në Kuzum Baba. Njerëz të papërgjegjshëm djegin mbeturina dhe ka flakë. Ne nuk kemi automjete për tu futur në terrene të vështira“, tha Kastriot Bega për Report Tv.

Kujtojmë se prej 4 ditësh tashmë, disa vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në gadishullin e Karaburunit, duke djegur hapësirën e blertë. Flakët kanë djegur qindra hektarë me pemë e shkurre, teksa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë. Vlen të thuhet se zjarri në Karaburun për shkak të erës po përhapet më shpejtësi, duke bërë që të rrezikohet edhe baza e Pashalimanit, ndërsa në zonë për shuarjen e flakëve janë vënë në gatishmëri edhe 40 ushtarë nga Forcat e Armatosura, të cilët po ndihmohen edhe nga banorët e zonës.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.