Zjarri në Laç, kryetarja: E qëllimshme, po punojnë 20 mjete për të shuar flakët

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara ka thënë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme në Laç. Në një prononcim për Fax Web, Cara theksoi se në këto momente flakët janë duke u vendosur në kontroll.

Ajo gjithashtu ka shtuar se në terren janë mbi 20 mjete që po punojnë për të normalizuar situatën, ndërsa kur është pyetur për takimin e Ramës me kryebashkiakët, ajo tha se bashkia që menaxhon ka kontrollin më të mirë sa i përket mbetjeve urbane.

Cara: Landfilli Bushat, dyshohet për një zjarrvënie e qëllimshme për të bërë dëme në qytet, janë marra masat nga bashkia e Kurbinit, me zjarrfikëse të cilat po punojnë në terren. Në këto momente janë shuar pjesa më e madhe e zjarrit, ka vetëm vatra të vogla. Janë mbi 20 mjete që po punojnë nga ora 11 e gjysmë e natës, janë duke punuar për të kontrolluar situatën.

Ky zjarr vjen pas takimit me kryeministrin Rama një ditë më parë i cili shfaqi hapur kritikat për kryebashkiakët në menaxhimin e mbetjeve të qytetit, si e komentoni?

Qarku Lezhë dhe bashkia Lezhë është një ndër qarqet që e ka landfillin më të mirë atë “Bushat” por ka pasur prej 20 vitesh janë hedhur mbeturina jo të rregulla në të gjithë territorin. Për një vit e gjysmë bashkia Kurbin ka punuar duke menaxhuar në mënyrë më të mirë të mundshme.

Çfarë keni bërë ju që kur keni marrë detyrën për menaxhimin e mbetjeve?

Në momentin kur kam marr detyrën vendimi i parë ishte mbylla e depozitimit të plehrave dhe transportin e mbeturinave në Landfillin “Bushat”. Kosotoja është e madhe dhe bashkia në buxhetin 2022 ka bërë parashikimin për të përballuar koston e transportit nga vendi i mbetjeve deri në landfillin Bushat.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.