Zjarri në banesë, humb jetën një person, tre lëndohen

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 12, në zonën e quajtur “Çezma e Amzës”, në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se në banesë ndodheshin 4 persona.

Tre persona kanë arritur të largohen, por kanë mbetur të lënduar.

Ndërkohë, Piro Dolani i moshës rreth 65 vjeç ka humbur jetën, pasi nuk ka mundur të dalë nga banesa.

Shërbimet zjarrfikëse dhe të policisë shkuan në vendngjarje. Të parët për të ndihmuar në shuarjen e flakëve dhe të plagosurit, dhe të dytët për të hetuar rastin.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.