Zjarr në parkingun e një pallati, evakuohen banorët

Parkingu i një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, rreth orës 17:35, në zonën e Laprakës.

Mësohet se pas rënies së zjarrit, është bërë evakuimi i banorëve të pallatit ku ka rënë zjarri dhe nuk ka asnjë person të lënduar.

Ndërsa në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, i cili nuk dihet ende. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.