Zjarr në ‘Astir’, digjet makina e parkuar
Një shkëndijë elektrike ka shkaktuar zjarr në afërsi të një pallati në ndërtim, në rrugën “Teodor Keko”, në zonën e njohur si Astir.
Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50.
Për pasojë, janë djegur disa panele të pallatit dhe një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit A. M.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sorry, the comment form is closed at this time.