Zjarr masiv në Lunxhëri të Gjirokastrës, rrezikohen banesat

Një zjarr masiv ka përshirë fshatin Gjat në Lunxhëri të Gjirokastrës.

Mësohet se flakët janë aktivizuar mbrëmjen e sotme dhe po përhapen me shpejtësi duke u favorizuar edhe nga era që fryn në këtë zonë.

Zjarri po përparon drejt zonave të banuara duke rrezikuar edhe shtëpitë.

Forcat e zjarrfikëses janë nisur për në vendin e ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.