“Zhvillime” në Presidencë, disa furgonë brenda rrethimit (Foto)

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë sot shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Nëse socialistët sigurojnë shumicën e votave, atëherë Ilir Meta do të jetë Presidenti i parë i Republikës që shkarkohet nga detyra.

Në një kohë që seanca plenare po vazhdon, në Presidencë ka patur disa “zhvillime”.

Siç shihet dhe nga fotot, ka disa furgonë në oborrin e Presidencës, nga ku po shkarkohen disa valixhe të mëdha metalike.

‘StraTirana” ka mësuar se valixhet metalike kanë pajisjet që duhen për një koncert që do të zhvillohet në Presidencë, aktivitet që është lajmëruar edhe në agjendën ditore të Presidentit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.