Zhbllokohet rruga në Llogara, Policia: Lëvizja e mjeteve vazhdon normalisht

Policia Rrugore ka njoftuar se është zhbllokuar rruga në Qafën e Llogarasë, e cila ishte mbyllur për disa minuta, pasi një makinë e tonazhit të rëndë kishte ngecur në një nga kthesat e rrugës, pasi i kishte rrëshqitur rimorkioja si pasojë e dëborës dhe ngricave.

Në njoftimin për mediat, Rrugorja bën me dije se tanimë qarkullimi në këtë aks është i lirë, ndërsa apelon shoferët që të marrin masat me pajisjen me goma dimërore dhe me zinxhirë. Policia apelon gjithashtu që për çdo emergjencë, shoferët mund të telefonojnë 112 dhe ata do të shkojnë menjëherë në vendngjarje.

Policia Rrugore e Vlorës:

“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë qarkun e Vlorës. Në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”, rruga u hap dhe lëvizja e mjeteve vazhdon normalisht,  në këtë aks rrugor. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore të Vlorës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.