Presidenti i ri/ Duka: Pse kanë ngecur negociatat

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka folur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Sipas tij, opozita nuk do të dalë dot me propozime të përbashkëta. Ai tregoi gjithashtu se nuk do ketë një emër të hënën (votimi i parë), për shkak të ngërçit ku ndodhen negociatat për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Kreu i PAA shpjegoi se ky ngërç po ndodh për shkak të mungesës së dakordësisë mes grupet brenda PD-së. Nga njëra, anë Enkelejd Alibeaj nuk mori pjesë sot në takimin me mazhorancën, ndërsa propozimet e Grupit të Rithemelimit nuk pranohet nga PS.

“Nuk është lakuar asnjë emër. Alibeaj ka bërë një draft që ndoshta nuk aprovohet nga mazhoranca dhe nuk pranon të bëjë takime. Negociatat janë gjysmake, nën ngërç. PD ka problemet e veta. Puna ka mbetur te partitë e vogla që besoj se nuk do zgjidhin ndonjë gjë”, tha Duka.

Për shkak të përçarjes së PD-së, ai mendon se do jetë shumë e vështirë gjetja e një figure konsensuale, por sipas tij, edhe procesi i negociatave do jetë më i vështirë me partisë e vogla opozitare, pasi kanë asnjë ndikim në këtë proces, nëse kampi blu nuk gjen një frymë bashkimi.

Si një përpjekje të fundit për të “shpëtuar” procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe për të mos e lënë atë në dorën e PS, Duka sheh si zgjidhje propozimin e kandidaturave nga opozita dhe të marrin 20 firma nga deputetët e PD-së, të ndarë tashmë në tre kampe, për t’i dorëzuar në tryezën e diskutimeve me mazhorancën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.