Skema/ Si u transportuan 400 kg kokainë nga Brazili në Shqipëri

Sasia prej 400 kilogramë kokainë, e sekuestruar në Kosovë një ditë më parë, nuk është i vetmi rast i goditur nga autoritetet e drejtësisë.

Por cila është rruga e ndjekur nga kontenieri i nisur nga Brazili e për të shkuar më pas në duart e porositësve?

Kontenieri është nisur nga porti Santos i Brazilit, ka hyrë në Shqipëri më 6 maj dhe, prej aty është larguar të shtunën e shkuar, më 15 maj.

Nëpërmjet doganës së Morinës, kamioni që transportonte mish nuk ka ndaluar në asnjë vend deri në momentin që ka mbërritur në Lipjan të Kosovës.

Prania e drogës në kontenier ishte njoftuar nga DEA amerikane tek shërbimet e “Guardia di Finanza” dhe më pas tek SPAK-u shqiptar, për ta mbyllur tek policia kosovare.

Raportohet se DEA kishte marrë informacion për këtë rast 3 muaj më parë, duke vënë në dijeni partnerët italianë dhe shqiptarë. Që nga ai moment janë mbajtur nën vëzhgim gjitha ngarkesat e mbërritura nga Amerika Latine.

Gjatë kontrolleve rastësore, rreth një muaj më parë, u kap dhe sasia prej 49 kg. kokainë dhe për këtë u arrestua Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt, i cili ndodhet në burg për trafik droge.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.