Zbulohet agjenda e takimeve të Erdogan të hënën në Tiranë

Vjen të hënën në Tiranë, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Mediat kanë zbardhur agjendën e turit të tij të takimeve.

Mësohet se Erdogan do të pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga kryeministri Edi Rama në orën 09:00.

Më pas, Rama dhe Erdogan do të vizitojnë banesat e reja në Laç të financuara pas tërmetit nga qeveria turke.

Agjenda vijon me një takim me kryeministrin Rama në selinë e kryeministrisë në Tiranë dhe në orën 14.00 ata do të kenë një konferencë për shtyp.

Në orën 17:00, Erdogan do të mbajë një fjalë mbështetëse në Parlament duke mbyllur vizitën e Erdogan në Tiranë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.