Lajmi i mirë/ Zbrazet Infektivi, Manastirliu: Vetëm 9 pacientë të shtruar me Covid

Lajm i mirë nga fronti i luftës kundër Covid-19.

Aktualisht, në Spitalin Infektiv janë vetëm 9 pacientë që po marrin trajtim për këtë sëmundje.

Shifra është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një statusi në rrjetet sociale.

“LAJM I MIRË! Vetëm 9 pacientë me Covid-19 po marrin trajtim në Spitalin Infektiv, teksa vijon të ulet numri i rasteve aktive në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.