Zbardhja e vrasjes së Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ Kim: SPAK të vazhdojë të demonstrojë forcën

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas gjashtë urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK për autorët e dyshaur për dy vrasje të ndodhura 15 vite më parë, autorët e të cilëve nuk ishin identifikuar.

Përmes një postimi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane inkurajon SPAK që të vijojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla.

“SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK, dhe nuk do të jetë i fundit. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla”, shkruan ambasadorja Kim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.