HETIMET/ Zbardhet vrasja e efektivit të FNSH. Identifikohen 2 persona të dyshuar
Janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dy persona si të dyshuar për përfshirje në ekzekutimin e 26-vjeçarin Xhulio Prela, më 5 dhjetor, në superstradën Lezhë-Laç.
Sipas burimeve, grupi hetimor ka arritur të zbardhë detaje të rëndësishme që kanë çuar deri në emrat e personave.
Për shkak të sekretit hetimor, identiteti i tyre nuk bëhet me dije, përderisa deri tani dyshimet janë se ka pasur konflikt të çastit midis viktimës Xhulio Prela dhe autorëve të ngjarjes.
26-vjeçari po kthehej nga Shkodra në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia.
Sorry, the comment form is closed at this time.