Kim: Zgjidhja e të drejtave të pronësisë, e domosdoshme

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas ndihmës prej 5.7 milionë euro të BE për regjistrimin digjital të pronave në Shqipëri.

Me një postim në “Twitter”, Kim mbështet nismën e BE, teksa thotë se zgjidhja e drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish.

“Pajtohem plotësisht. Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme”, shkruan Kim.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.