Yuri Kim takon sipërmarrësin shqiptar dhe jep një mesazh

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim është takuar me Artur Brakajn një biznesmen në fushën e kultivimit të ullirit dhe prodhimit të vajit.

Kim shprehet se është shumë mirënjohëse të takohet me atë i cili gjithë jetën ka punuar tokën me duar. Ajo vlerëson punën e tij duke uruar që Zoti të bekojë duar të tilla punëtore që na ushqejnë të gjithëve.

“Është sezoni i vjeljes së ullirit dhe jam shumë mirënjohës që kam takuar Artur Brakajn, i cili gjithë jetën e ka punuar tokën me duar. Shpresoj që Zoti t’i bekojë duart punëtore si ato të Arturit që na ushqejnë të gjithëve”, shkruan ndër të tjera ambasadorja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.