Yuri Kim takon kreun e KLP: Tregoni pavarësinë tuaj, rezistojini presionit

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka takuar sot kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi. Në dy postime në “Twitter”, Kim thekson rëndësinë e pavarësisë së prokurorëve. Ambasadorja thotë se tashmë është momenti që reforma në drejtësi të thyejë modelet e vjetra dhe të japë guxim.

POSTIMI I PLOTË I YURI KIM:

Takim me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të theksuar detyrimin kushtetues për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe disiplinën e prokurorëve. KLP duhet të demonstrojë pavarësinë dhe integritetin e vet, t’i rezistojë presionit dhe të japë drejtësi. Si dhe njerëzit e Shqipërisë shikojnë.

Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi – mjaft progres për të trembur kundërshtarët, por jo aq sa të kënaqen njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si KLP në të cilat dhe të tjerët kanë investuar aq shumë – duhet të thyejnë modelet e vjetra. Koha për të treguar guxim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.