Yuri Kim takohet me ministren e Bujqësisë: Do rrisim investimet

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim është takuar ditën e sotme me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca për të diskutuar mbi bashkëpunimin në sektorin e zhvillimit ekonomik.

Diplomatja e SHBA shkruan se gjatë këtij takimi kanë rënë dakord për të krijuar mundësitë me qëllim rritjen e tregtisë dhe investimeve, si dhe të mbështesin turizmin në zonat rurale.

“Takova Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca për të diskutuar bashkëpunimin në këtë sektor të rëndësishëm.

Ne u pajtuam të eksplorojmë mundësitë për të rritur tregtinë dhe investimet (a e dini se 70% e sherebelës së importuar në Amerikë është nga Shqipëria?); nxjerr në pah produktet bujqësore; mbështet turizmin në zonat rurale”, shkruan Yuri Kim.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.