Kim pozon para bustit të Ali Pashës: S’mund të rezistoja pa u ndalur në Tepelenë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është ndalur sot në qytetin e Tepelenës, ku ka pozuar para bustit të Ali Pashë Tepelenës.

Në një postim në “Instagram”, diplomatja e SHBA shkruan se nuk mund të ikte pa ndaluar në këtë qytet gjatë kthimit nga pika kufitare e Kakavijës, ku ishte sot së bashku me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Nuk mund t’i rezistoja një ndalese të shpejtë në Tepelenë. #alipashatepelena . Kur kthehesha për në Tiranë nga Kakavija, bashkë me ministrin e Brendshë[email protected], Amb. Sophia Philippidou & unë theksova mbështetjen për kontroll më të fortë, më të mençur të kufirit që lehtëson tregtinë dhe udhëtimet ndërsa lufton aktivitetin kriminal”, shkruan Yuri Kim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.