Yuri Kim: Nxisim masat kundër pastrimit të parave

Ambasadorja e SHBA është takuar me Ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Brahimaj.

Lajmin e ka bërë me dije Kim në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku shkruan se SHBA i bën thirrje Shqipërisë për forcimin e masave kundër pastrimit të parave dhe për luftën kundër korrupsionit.

“U takova dje me ministren e re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj për ta uruar atë për emërimin. SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave, mbështet fiskalizimin dhe digjitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investimet amerikane, si dhe mbrojnë nga aktorët e këqij. Kjo është lidhja mes demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan ambasadorja Kim.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.