Kim “braktis” politikën, merr pjesë në gëzimin e një çifti të ri

Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadorja Yuri Kim, duket se ka vijuar me turin e saj nëpër Shqipëri.

Këtë herë, ambasadorja ka qenë në Gjirokastër.

Ndërsa po vizitonte pjesën e pazarit të qytetit, ajo është takuar rastësisht me një çift që po bënin foto për dasmë.

Kim nuk ka ngurruar të bëhet pjesë e këtij gëzimi dhe ka kërkuar të bëjë një foto me çiftin.

Ndërkaq, vlen të theksohet se ambasadorja Yuri Kim sistematikisht viziton vendet piktoreske të Shqipërisë, ku takohet me qytetarët dhe njihet më shumë me kulturat dhe trevat tona.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.