Xhaçka: Kapacitetet e Forcave të Armatosura, prioritet edhe në kohë pandemie

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, tha sot se kapacitetet dhe operacionaliteti i Forcave të Armatosura janë prioritet, pavarësisht kufizimeve të pandemisë.

Kapacitetet dhe operacionaliteti i Forcave të Armatosura janë prioritet, pavarësisht kufizimeve të pandemisë. Trupat e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë në Poshnje testuan aftësitë në elementë të ndryshëm të operacioneve në mbështetje të paqes, që nga patrullimi në terrene të thyera, përgjigjja ndaj sulmit të kundërshtarit, e deri te evakuimi i të plagosurve dhe dhënia e ndihmës së parë.

“Krenari për FA”, shkruan Xhaçka, në një postim në “Facebook”, ku publikon edhe pamje nga stërvitja e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë në Poshnje.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.