“Vula” e OBSH për Sinovac, ISHP: Ky vendim lehtëson udhëtimet jashtë vendit

Miratimi nga OBSH për përdorimin e vaksinës kineze Sinovac, CoronaVac është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që i kanë marrë të dyja dozat, por dhe ata që do vaksinohen. Sipas përfaqësuesve të ISHP, ky vendim pritej e më në fund qetëson dhe skeptikët.

Sipas Erida Nelës, vula e Organizatës Botërore të Shëndetësisë është më e rëndësishme se çdo organizatë tjetër dhe do të sjellë lehtësira në lëvizjen e shqiptarëve.

Përpos dozave nga Pfizer që vijnë çdo javë, shumë shpejt do vijnë edhe vaksinat AstraZeneca dhe mbi 400 mijë doza të Sinovac. Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur mbi 858 mijë doza vaksinash të Pfizer, AstraZenaca, Sinovac dhe Sputnik.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.