Vritet me thikë prostituta shqiptare në Itali, autori e tërhoqi …
Një prostitutë shqiptare që jetonte dhe punonte në Itali është vrarë ditën e sotme në mes të ditës në Pedriano të shtetit fqinj.
47-vjeçarja Luljeta Heshta është goditur 5 herë me thikë nga një person, i cili fillimisht e ka thirrur, ndërsa më pas e ka ndjekur nga mbrapa dhe e ka kapur, ku e ka tërhequr zvarrë dhe e ka qëlluar për vdekje.
Disa kalimtarë kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Prej 10 vitesh Luljeta Heshta banonte në Itali dhe ishte mjaft e njohur në zonën ku ajo ushtronte prostitucionin.
Sorry, the comment form is closed at this time.