Pa dashje/ Xhaxhai vret me çifte nipin 10 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në Shkodër.

Një 10-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi u qëllua aksidentalisht me çifte nga xhaxhai i tij, Vlash Jakaj.

Ngjarja ndodhi në fshatin Samrisht dhe, nga të dhënat paraprake të policisë, dyshohet se 68-vjeçari ishte duke pastruar armën e gjahut.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe vetë xhaxhai, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 09.08.2022, rreth orës  21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht, duke pastruar çiften, shtetasi Vlash Jakaj, 68 vjeç, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç. Nga e shtëna aksidentale  është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J.  jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje  po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.