Vrau kushëririn për pronën, gjykata lë në burg 33-vjeçarin në Lushnjë

33-vjeçari Kastriot Hasalla, i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla, plagosjen e babait të viktimës dhe dy vëllezërve të tij do të qëndrojë në burg deri në fund të hetimeve. Kështu ka vendosur gjykata sot në seancën për caktimin e masës së sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 29 korrikut në fshatin Garunjas ku pati një konflikt për një sipërfaqe toke. Pasditen e ditës së krimit u arrestuan nga policia, vëllai i Kastriotit, Afrim Hasalla dhe nipi Marjus Hasalla.

Romeo Hasalla kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia dhe ishte baba i dy fëmijëve. Familjet ishin në konflikt të vjetër për pronën teksa rezulton se viktima me autorët ishin kushërinj të largët.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.