Vrasja e Santos/ Eksperti: Ja si u qëllua

Në Institutin e Policisë Shkencore, pajisjet më të sofistikuara në shkencën e zbulimit dhe të konstatimit gërmojnë përtej çdo materiali që policia e merr në një skenë krimi.

Duke nisur nga më të zakonshmet, si gëzhoja, predhat apo dhe gjurmët e barutit në duart e të dyshuarve që qëllojnë me armë zjarri. provat e dukshme apo të padukshme që përcillen nga çdo cep i vendit dhe që marrin përgjigje të pakundërshtueshme, ose arkivohen në pritje të identifikimit të autorëve, kthehen në “armën” më të fortë të të një prokurori që përfaqëson akuzën e shtetit në gjykatë.

Gjithsej, laboratori ruan fondin e 14 mijë ngjarjeve me armë zjarri.

Këtu predhat, si ajo që u eksportua për vrasjen e bankierit të njohur Artan Santo, janë digjitalizuar.

Policia Shkencore po i përpunon të dhënat sa herë që një prokuror apo prokurori i kërkon ato (të dhënat), sikurse SPAK kur rihapi dosjen “Santo”.

“Nuk u gjet gëzhojë. U gjet një copë predhe. Ajo që mbetet e qartë është se u gjuajt me armë revolver, tip mulli, dhe ne e kemi arkivuar”, tha eksperti Nikolin Duro për “Top Story”.

Volumi më i lartë i gëzhojave të shkrepura i përket vitit 1997 dhe çdo qytet ku janë shkrepur dhe shkrepen armë ka sirtarët e tij të krimit.

Aty mungon vetëm një nga dhjetëra gëzhoja të shkrepura më 21 janar, dhe që është gëzhoja që vrau Aleks Nikën.

Prokuroria ka vendosur ta dërgojë në Itali, ndonëse ekspertët shqiptarë, por edhe amerikanë, kanë konfirmuar më herët ngërçin për të identifikuar armën që qëlloi .

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.