Vrasja e Santiago Malkos, shtyhet vendimi i gjykatës për Blendi Tetën

Është shtyrë vendimi për Blendi Tetën, të arrestuarin e parë për vrasjen e Santiago Malkos, në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Ditën e sotme pritej të jepej vendimi për Tetën, por për shkak ndryshimit në momentin e fundit të avokatit mbrojtjës, seanca është shtyrë duke mos dhënë jo vetëm konkluzionet e mbrojtjes, por edhe vendimin përfundimtar nga gjykata.

Seanca e sotme, ishte parashikuar të zhvillohej në orën 13:00 në gjykatën e Posaçme SPAK, por mësohet se i pandehuri kishte lëshuar nga ambjentet e burgut një deklaratë, ku njoftonte gjykatën se kishte ndryshuar avokat dhe i duhej kohë mbrojtësit ligjor për tu njohur me aktet hetimore.

Në 8 nëntor 2021, SPAK kërkoi në gjykatë shpalljen fajtor dhe dënimin me 19 vite burgim për Blendi Tetën, si pjesë e grupit që ekzekutoi Santiago Malkon.

SPAK akuzoi Tafën për vrasje me paramendim kryer në kuadër të grupit kriminal në rolin e ndihmësit.

Santiago Malko është vrarë me 9 plumba nga klani “Duka” i përbërë nga Leonard dhe Elis Duka, Oltian Loka, Ilir Selmani,Fatmir Hyseni alias “Doqja” Bledar Teta dhe Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”.

Ndaj këtyre personave çështja gjyqësore vijon ende të zhvillohet, me përjashtim të çështjes për të pandehurin Blendi Teta, që ndodhet në fazën përfundimtare.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.