Vrasja e Klodian Rashës nga polici, reagon OSBE: Keqardhje, ngjarja të hetohet e të vihet drejtësi!

Delegacioni i OSBE në Shqipëri shpreh keqardhjen për vrasjen e Klodian Rashës nga polici i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj.

Në një reagim publik, OSBE, thotë se ka besim se ngjarja do të hetohet siç duhet.

“Ligjshmëria dhe rendi publik janë në themel të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen e saj të thellë për vdekjen e Klodian Rashës dhe besimin se ajo do hetohet si duhet.  Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij. Tani, ne bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dhune dhe që të lejohet ligji të veprojë”, thuhet në reagimin e OSBE.

Më herët reagoi edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ai gjerman, Peter Zingraf.

Diplomatët e huaj i kanë bërë thirrje qeverisë dhe protestuesve të heqin dorë nga dhuna.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.