Vodhi celularin nën kërcënimin e thikës, arrestohet i riu në Sarandë

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim për një vjedhje të kryer muaj më parë.

Sipas mediave informative bëhet fjalë për Klaudio Qendron. Burime zyrtare nga policia pohuan se i riu nga Delvina, mbrëmjen e 25 tetorit, me dhune dhe nën kërcënimin e një thike, vodhi një celular në dyqanin e shtetasit me inicialet F.D.

Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen nr.2 të qytetit të Sarandës. pas identifikimit të të riut, dhe shpalljes së tij në kërkim, u bë e mundur arrestimi i tij.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.