VOA: “Shekulli i Martirëve”, një ekspozitë kundër diktaturave

Ekspozita “Shekulli i Martirëve”, që u hap sot në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër, sjell foto dhe dëshmë të 28 martirëve nga disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, të cilët qëndruan fort përballë regjimeve fashiste, naziste dhe komuniste të shekullit të 20-të.

Përgjegjësi i muzeut, Pjerin Mirdita, i tha Zërit të Amerikës se, krijuar nga platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane, ekspozita është mbështetur nga platformat “MEMO” dhe “Kujto” dhe hapet për herë të parë në Shqipëri.

“Ekspozita titullohet “Shekulli i Martirëve” dhe në të janë ekspozuar 28 profile të martirëve nga e gjithë bota, që kanë humbur jetën gjatë shekullit të 20-të si pasojë e tri diktaturave ideologjike, më të egrat që ka njohur bota gjatë shekullit të kaluar. Bëhet fjalë për komunizmin, nazizmin dhe fashizmin. Pjesë e kësaj ekspozite është edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet me profilin e imzot Vinçens Prennushit”, tha ai.

Në çeljen e ekspozitës “Shekulli i Martirëve”, ishte i pranishëm edhe Presidenti i Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane, doktor Lukasz Kaminski, i cili tha se synimi i ekzpozitës është t’u jepë zë matirëve dhe viktimave të shoqërive totalitare.

“Ndër miliona viktimat e sistemeve diktatoriale të shekullit të 20-të, shumë prej tyre mbeten anonimë, tha zoti Kaminski. Megjithatë, kemi arritur të identifikojmë emrat dhe të dhënat e 27 martirëve të riteve të ndryshme, të cilët dhanë jetën për parimet që kishin dhe mënyrën si i janë qasur diktaturave. Ata na mësojnë mbi parimet universale si e vërteta, drejtësia, dinjiteti njerëzor dhe si t’i qëndrojmë besnik besimeve tona. Jam shumë i lumtur, tha ai, që kjo ekspozitë u hap për herë të parë në Shkodër, qytetin e martirëve. Dhe besoj shumë që zëri i martirëve do të dëgjohet në Shkodër, në Shqipëri dhe kudo në Europë”, tha zoti Kaminski.

Përfaqësuesi i platformës “MEMO”, Gjon Radovani, vlerësoi faktin që, mes 28 martirëve të shekullit të kaluar, në ekspozitë është përfshirë edhe një shqiptar, monsinjor Vinens Prennushi, i dënua me 20 vite burgim nga regjimi komunist i kohës dhe që u shua në burgun e Durrësit në mars të vitit 1949.

“Për ne është një nder që në listën e 28 martirëve, ekspozita e të cilëve do të shetisin nëpër Europë, të kemi edhe Vinçens Prennushin. Minsinior VinçensPrennushi kryeson listën e 38 martirëve të lumnum për herë të parë dhe të vetme deri tani, në historinë e kishës katolike. Ata janë lumnu në vitin 2016. Është një rast unik, në 2000 vjet të kishës katolike dhe mendoj se për Shkodrën dhe Shqipërinë është një ngjarje shumë, shumë e rëndësishme”, tha zoti Radovani

Mes 28 martirëve nga e gjithë bota, të përzgjedhur për këtë ekspozitë, janë edhe një fermer austriak që refuzoi të luftonte për Hitlerin, një misionare skoceze në Aushvic, një aktiviste kineze si dhe dy françeskanë të rinj polakë. Pas Shkdorës, ekspozita “Shekulli i Martirëve” do të udhëtojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë për të vazhduar më pas udhëtimin drejt Europës Lindore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.