Vlorë/ Goditën punonjësit e OSHEE-së, arrestohet një 54-vjeçar, në kërkim i biri

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 54-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij 19 vjeçar, pasi akuzohen se kanë goditur punonjësit e OSHEE-së për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. C, 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. C., 19 vjeç, banues në Gorishtë, Vlorë. Babë e bir akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur fizikisht për shkak të detyrës punonjësit e OSHEE-së, shtetasit R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.