Vizita e parë/ Nikolla, në Kosovë. Takim me Kurtin dhe Konjufcën

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e ka nisur nga Kosova vizitën e saj të parë zyrtare pas marrjes së detyrës së re.

Mësohet se Nikolla do të takohet si fillim me homologun e saj, Glauk Konjufca.

Po ashtu, në agjendën e publikuar nga zyra për shtyp e Kuvendit, mësohet se kryeparlamentarja shqiptare do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti dhe kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.