“Vila e padeklaruar”/ Spaho e Shehu akuzojnë Bardhin për mashtrim

Pas incidentit në sallën e Parlamentit, përplasja midis deputetëve Edmond Spaho dhe Gazment Bardhit  vijoi në mediat sociale.

Spaho reagoi ne Facebook ku akuzon Bardhin si mashtrues e sharlatan. “Ajo çka unë dhe familja ime disponojmë është në dritë të diellit, deklaruar në ILDKP që nga viti 1993”, shkruan Spaho.

Një tjetër reagim erdhi nga Tritan Shehu, që pohon se mes emrave të aluduar pa të drejtë, është edhe ai. Duke akuzuar Bardhin për inskenime të pista dhe perverse, Tritan Shehu i kujton kolegut demokrat se ka detyrim të denoncojë çdo shkelje të ligjit për të cilin mund të jetë në dijeni.

Gazment Bardhi replikoi ne Twitter, ku shkruan: “E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur në 670 mijë euro”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.