Viktima në Vlorë, i apasionuar pas “Vespës”. Klubi: Gece, do na mungosh

40-vjeçari Genrian Qarri, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së shtunës, në Vlorë, ishte i apasionuar pas motorëve “Vespa”.

Klubi i motorëve “Vespa” në qytetin bregdetar ka bërë një dedikimin prekës në faqen zyrtare në “Facebook”: “Me hidhërim të thellë lajmërojmë largimin nga jeta të shokut dhe mikut tonë vespist Gentian Qarri (Gece). Do na mungosh”.

Atentati ndodhi në afërsi të bibliotekës në lagjen “28 nëntori” të Vlorës. Qarri u qëllua me kallashnikov, ndërsa po lëvizte në këmbë. Drejt tij është qëlluar me 20 plumba nga një automjet në lëvizje.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.