Protestë edhe sot/ Thirrja bëhet në rrjetet sociale. Ja detajet
Edhe sot do të zhvillohet protestë në orën 18.00, duke shënuar ditën e pestë të protestave në kryeqytet, që nga vrasja e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Në rrjetet sociale bëhet thirrje për protesta në sheshet kryesore të vendit, kundër dhunës policore, për lirimin e protestuesve, shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe reformim të policisë.
Thirrja për bashkim në protestë u drejtohet jo vetëm të rinjve, por edhe prindërve, mësuesve, gazetarëve apo aktivistëve të ndryshëm.
Tubimet nisën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi gjatë ndalim-qarkullimit të martën e shkuar, në Laprakë, kur efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua për vdekje, dhe sipas prokurorisë, e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta.
Pas natës së parë së protestës në Tiranë, ministri i Brendshëm dha dorëheqjen, por kryeministri Edi Rama deklaroi se kryepolici Ardi Veliu do të qëndrojë në detyrë.
Sorry, the comment form is closed at this time.