Vijon i nxehti afrikan/ Si parashikohet moti për ditën e sotme
Si pasojë e ndikimit të masave ajrore të nxehta dhe të thata që vijnë nga Afrika, vendi ynë edhe ditën e sotme (e shtunë, 31 korrik) vijon me kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin, sipas “MeteoAlb”.
Përjashtim bëjnë vetëm orët e mbrëmjes, që do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.
Temperaturat e ajrit pritet të ulen me 2 gradë gjatë mëngjesit, por rënie të lehtë sjell edhe mesdita duke u luhatur nga 17 gradë deri në 40 gradë Celcius.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h, nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.
Rajoni dhe Evropa
Ishujt britanikë, Skandinavia dhe vendet e Evropës Lindore mbeten në ndimimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë vranësira dhe rrebeshe shiu.
Ndërsa kthjellime dominojnë gjithë pjesën tjetër të kontinentit evropian.
Sorry, the comment form is closed at this time.