VIDEO+FOTO/ Detaje nga djegia e autobusit, turistët po ktheheshin nga Stambolli

Një tragjedi me 45 viktima dhe 7 të lënduar ka ndodhur në orët e para të së martës në Bullgari ku një autobus me targa nga Maqedonia e Veriut është shkruambuar në Strumë.

Në media janë publikuar dhe pamjet e para nga autobusi i shkrumbuar në një autostradë në Bullgari. Nga pamjet shihet sesi autobusi është shkrumbuar plotësisht, duke shkaktuar 45 viktima mes tyre 12 fëmijë.

Autobusi që transportonte qytetarët të Maqedonisë veriore mori flakë dhe po kthehej në Shkup pas një vizite në Stamboll. Shtatë persona kanë shpëtuar duke u hedhur nga dritaret e autobusit që digjej.

Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi. Gjendja e tyre është e stabilizuar.

Për aksidentin tragjik, Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë ka dal me njoftim.

“Denoncimi për një aksident të rëndë trafiku është bërë pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave fillestare nga autostrada e Strumës, rreth 31 km është aksidentuar një autobus i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45 persona. Në vendngjarje kanë shkuar me kohë ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim. Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. Një organizim i përkohshëm për lëvizje përmes p.v. Dolna Dikanya dhe p.v. Daskalovo”, thuhet në njoftimin e ministrisë bullgare.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.